I. Fondi BESA sh.a. vleresohet me “Kupen e Arte”, “HARKU I EUROPES PER CILESINE DHE TEKNOLOGJINE”

Foto gjate marrjes se cmimit

Me 27 Qershor 2011 ne Frankfurt, Fondi Besa sh.a eshte nderuar nga Business Initiative Directions me çmimin special "HARKU I EUROPES PER CILESINE DHE TEKNOLOGJINE" NE KATEGOERINE E ARTE per kontributin e gjere ne boten e biznesit, per reputacionin dhe profesionalizmin e larte te demonstruar permes nje performance prestigjioze.

Fondi Besa eshte i ndergjegjshem qe cilesia eshte nje faktor zhvillimi i cili e ben institucionin gjithnje e me konkurrues ne treg. Ne kete aspekt institucioni eshte i angazhuar te promovoje kulturen e Cilesise ne te gjitha aspektet e punes se tij, me stafin, bashkepunetoret, klientet, donatoret, bazuar ne modelin QC100 Total Quality Management Model, i cili ka karakteristikat e meposhtme:

1. Cilesia eshte rezultat i vleresimit te kenaqesise se klienteve dhe sigurimit te rezultateve pozitive te aktivitetit.
2. Permbushja e niveleve te cilesise te vendosura ne institucion ne perputhje me QC100 Points of Quality.
3. Inkurajimi i pjesemarrjes dhe i punes ne ekip ne procesin e vendimmarrjes.
4. Kenaqja e nevojave te klienteles dhe pergjigja sa me mire ndaj pritshmerive te tyre.
5. Sigurimi i burimeve njerezore si teknike ashtu edhe ekonomike per te arritur nje permiresim dhe respekt te vazhdueshem ndaj mjedisit.
6. Menaxhimi i burimeve njerezore ne institucion me qellim arritjen e potencialit maksimal.
7. Ndergjegjesimi i punonjesve mbi rendesine e perqendrimit ne aktivitetet me fitimprurese me qellim arritjen e rezultateve me te larta ne biznes.



II. Fondi BESA nje nga institucionet me te mira ne bote sipas vleresimit te bere nga revista Forbes

Lista e pare e revistes Forbes per 50 Institucionet Mikrofinanciare me te mira ne Bote u pergatit ne baze te vleresimit te 641 institucioneve te mikro-kredise. Lista u pergatit nga Microfinance Information Exchange (Shkembimi i Informacionit Mikrofinanciar) nen drejtimin e revistes Forbes. Per kryerjen e ketij vleresimi jane marre parasysh pasqyrat financiare te audituara te cilat jane rishqyrtuar nga nje grup konsulentesh te Forbes. Vleresimi i rendit te 641 institucionet e mikrofinances sipas shkalles se aktivitetit, e cila bazohet ne madhesine e portofolit bruto te kredise; eficencen, qe perfshin shpenzimet operacionale dhe koston per huamarres si perqindje te se ardhurave kombetare bruto per fryme ne shtetin ku operojne; riskun, i cili i referohet cilesise se portofolit te kredise, qe eshte perqindja e portofolit ne risk me shume se 30 dite; dhe kthimet, te cilat maten si raport i kthimeve mbi kapitalin kundrejt kthimeve mbi asetet. Secila kategori eshte e barasvlershme per vleresimin e pergjithshem te institucionit.



III. Ndryshimet ligjore te Fondit BESA

Fondi BESA si institucioni me i besuar financiar ka operuar me statusin e nje OJQ-je te themeluar qe prej vitit 1998 nga OSFA (Fondacioni i Shoqerise se Hapur per Shqiperine). Ne kushtet e konsolidimit te aktivitetit te institucionit, Bordi i Fondit BESA ne Qershor 2008 vendosi te aprovoje planin e transformimit te Fondit BESA nga statusi aktual si OJQ ne nje status te ri ligjor si shoqeri aksionare ne perputhje me legjislacionin shqiptar, ligji nr. 9901, date 14.04.2008. Transformimi i Fondit BESA ne nje shoqeri aksionare bazohet ne keto direktiva:

• Ky ndryshim eshte ne perputhje me dispozitat e ligjit nr. 9662, date 18.12.2006 “Per Bankat ne Republiken e Shqiperise” dhe rregulloret e Bankes se Shqiperise per mbikeqyrjen e institucioneve mikrofinanciare.
• Ky status i ri ligjor do te prezantoje me mire Fondi BESA ne marredheniet me donatoret dhe partneret te cilet kerkojne te investojne ne sektorin mikrofinanciar ne Shqiperi.
• Me statusin e ri ligjor Fondi BESA perfiton te drejten te ofroje produkte dhe sherbime te tjera qe do te rezultojne ne rritjen e aktivitetit dhe pozicionit ne tregun financiar shqiptar. Ndryshimet jane bere ne perputhje me licensen e dhene nga Banka e Shqiperise.



IV. Ndryshimet ne legjislacionin shqiptar lidhur me marreveshjen e kredive te institucioneve mikrofinanciare

Aktualisht institucionet mikrofinanciare ne Shqiperi jane aktive dhe te konsoliduara dhe aktiviteti i tyre ze rreth 5% te tregut te kredise. Deri tani ne legjislacioni shqiptar (Kodi Civil) parashikohet se marreveshjet e kredive te bankave (ne rast se klientet nuk kthejne kredine ne perputhje me marreveshjen e tyre) jane titull ekzekutiv. Keshtu, sipas ketij neni [neni 510 (d)], bankat kane te drejten ligjore per te ekzekutuar kolateralin duke ndjekur procedurat ligjore. Ne shume raste, gjykatat shqiptare nuk e aplikojne kete “te drejte ligjore” ne rast te marreveshjeve te kredise se institucioneve mikrofinanciare.
Duke marre parasysh kete shqetesim SHIM (Shoqata e Institucioneve Mikrofinanciare) krijoi nje lobing ne parlament. Ne kete menyre, propozimi qe ky nen te ndryshohej duke perfshire edhe institucionet mikrofinanciare u dergua per miratim ne parlament dhe mori aprovimin e tij ne Qershor 2008. Kjo gje do te ndikoje pozitivisht ne menaxhimin e marreveshjes se kredise nga institucionet financiare qe operojne ne Shqiperi.



Numri I klienteve aktive Teprica e kredise Kliente kumulative Shuma e kredive te disbursuara
17,954 42.11 milion USD 67,657 251 milion USD
  Copyright www.fondibesa.com © 2008 • Privacy Policy All right reserved
fondiBESA- Per informacion me te detajuar mbi Produktet dhe Sherbimet, telefononi ne numrat +355 4 2253841 / +355 4 2253842 - Kontaktoni me ne